Kryesore » 2012 » Dhjetor » 1 » Ku shkuan “Deshtë e Pavarësisë”?
1:33 PM
Ku shkuan “Deshtë e Pavarësisë”?
Edhe pse në një konferencë për mediat kryeministri Berisha duke paraqitur objektivat dhe arrijtet që kishte realizuar qeveria e tij në kuadër të organizimeve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë nuk ka zënë me gojë se ku vajtën 1 mijël kokë deshë dhe 1 mijë kokë të tjerë qëngja. 
Krerët e institucioneve të ngarkuara nga kryeministriBerisha për kurbanin e Pavarësisë ia kalojnë topin njëra-tjetrës ndërsa sipas disa prej tyre një numër i caktuar gjedhësh, me të cilët janë përgatitur disa pako, u janë shpërndarë familjeve në nevojë. Në një intervistë për Gazetën SHqiptare, ministri Ruli i cili ishte porositur nga kryeministri që të merrej me këtë organizim deklaroi se ministria e tij mund t’i gjente gjedhët por nuk do merrej dhe therjen dhe shpërndarjen e tyre. 

Ndërsa nga Ministria e Bujqësisë janë shprehur se me mbledhjen e bagëtive është marrë Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës. 

"Trajtimi i bagëtive dhe përgatitja e shpërndarja e pakove iu ngarkua Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë”, - tha Florian Papadhimitri, zëdhënës i Ministrisë së Bujqësisë.

Nga ana e vet, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shprehet se është kontaktuar nga institucionet shtetërore vetëm për të konsultuar dhe krijuar kontakte me kompanitë të cilat zotërojnë kapacitetet për të siguruar këtë lloj shërbimi. 

Ndërsa Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se më datën 28 Nëntor u ka shpërndarë mish dhjetëra familjeve në nevojë, ndërkohë që numri i saktë i krerëve që janë therur nuk është bërë publik.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus