Pasuria e kryetarëve të komunave të Kosovës vazhdon të rritet disa- ditës, pavarësisht se pagat e tyre janë shumë të vogla në raport me pasurinë që ata kanë krijuar ndër vite. Sipas formularëve që ata kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një pjesë e kryetarëve të komunave të Kosovës kanë deklaruar se posedojnë pasuri me miliona euro. Kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj, siç duket është kryetari më i pasur prej të gjithë kryetarëve të komunave tjera të Kosovës. Pasuria e tij familjare është ndërtuar që nga viti 1970. Pasuria e Lekajt dhe e vëllezërve të tij është rreth 6.5 milionë euro. Kryetari Lekaj në AKK ka deklaruar se ka në pronësi familjare shtëpinë 280 mijë euro, tokë 1.5 milionë, dy restorante në vlere prej 4.5 milionë euro, si dhe 7 vetura në vlere prej 140 mijë euro.
Lushtaku vetëm 4000 euro kesh-miliona në prona
Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku. Ai ka deklaruar se në pronësi ka tokë prej 590 mijë euro, shtëpi 320 mijë euro, banesë 70 mijë euro, lokal 600 mijë euro, veture 40 mijë euro, 600 mijë euro aksione në ndërmarrjen "Shqiponja”, si dhe rreth 4 mijë euro para të gatshme në bankë.
Edhe kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa nuk ua lëshon rrugën për pasuri kolegëve nga komunat tjera të Kosovës. Ai ka deklaruar se ka në pronësi një hapësirë afariste 300 mijë euro, shtëpi 250 mijë euro, tokë 150 mijë euro.
Ai po ashtu ka deklaruar se ua ka dhënë hua 150 mijë euro tre personave.
Mustafa po ashtu ka deklaruar se posedon aksione në dy kompani, ku vlera e tyre është rreth 260 mijë euro. Po ashtu, Mustafa ka deklaruar se i ka edhe rreth 10 mijë euro para të gatshme në bankë.
Edhe kryetari i komunës së Suharekës Blerim Kuçi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se është pronar i një lokali afarist në vlere prej 270 mijë euro, banesë 72 mijë euro, truall 50 mijë euro, banesë në Prishtinë 155 mijë euro, oborr 350 mijë euro, tokë 90 mijë euro, 120 mijë euro veturë "Audi A8”, si dhe 80 mijë euro vetura tjera.
Po ashtu, Kuçi ka deklaruar se është pronar i 100 për qind të aksioneve në kompaninë "Hidroterm”.
Isa 30 mijë euro në bankë
Edhe Isa Mustafa, kryetar i komunës së Prishtinës, ka deklaruar në AKK se posedon shtëpi 138 mijë euro, tokë 365 mijë euro, 57 mijë euro tokë, 30 mijë euro shtëpi pushimi, 6 për qind aksione në "Rinvest”, 49 për qind aksione në kompaninë "Mak car LLC” të cilat janë në emër të djalit të tij Arben Mustafa. Ai po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi edhe 1,6 për qind të aksioneve në Klubin Futbollistik Prishtina, si dhe 30 mijë euro para të gatshme në bankë.
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, ka deklaruar se posedon shtëpi 50 mijë euro, veturë 2 mijë euro, si dhe 2300 euro para të gatshme. Shaip Surdulli, kryetar i komunës së Kamenicës, 24 mijë euro shtëpi, 2500 euro traktor si dhe 8000 euro veturë
Ish- kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli ka deklaruar banesë 86 mijë euro, shtëpi 50 mijë euro, truall 30 mijë euro, veturë 10 mijë euro, para kesh 460 euro
Haki Rugova, kryetar i komunës së Istogut, ka deklaruar në AKK së posedon banesë 70 mijë euro, truall 24 mijë euro, patundshmëri 35 mijë euro, veturë 8 mijë euro, 100 mijë euro aksione në kompaninë "MA.Con”, si dhe 1200 euro para të gatshme.
Isni Kilaj, kryetar i komunës së Malishevës, ka deklaruar se ka tokë, oborr 160 mijë euro, 30 mijë euro shtëpi banimi, 25 mijë euro lokal afarist, 40 mijë oborr kopsht, shtëpi banimi, traktor 10 mijë euro, multikultivator 3 mijë euro, dy vetura 13 mijë e 600 euro, si dhe 1000 euro para të gatshme.
Kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati ka deklaruar se ka në pronësi 350 mijë euro shtëpi si dhe 5 mijë euro veturë.
Po ashtu edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka deklaruar se ka në pronësi tokë të punueshme në vlere prej 38 mijë euro, truall 55 mijë euro, si dhe dy shtëpi banimi në vlere prej 75 mijë euro.
Po ashtu, Latifi ka deklaruar se ka në pronësi një veture në vlere prej 10 mijë euro.
Pavarësisht se koha e deklarimit të pasurisë ka kohë që ka mbaruar, disa kryetarë të komunave të Kosovës siç është ai i komunës së Prizrenit, Klinës, etj. nuk kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
20 mijë euro traktor
Kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka në pronësi lokal afarist 60 mijë euro, tokë 48 mijë euro, truall 13 mijë euro, depo ndërtimore 50 mijë euro, tokë 64 mijë euro, banesë 104 mijë euro, traktor me pajisje bujqësore 20 mijë euro, si dhe 58 mijë euro para të gatshme në dy llogari private në dy banka komerciale në vend.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus