Kryesore » 2011 » Tetor » 2 » Kryeministrit nuk i duhet 'Pavarësia'
1:27 PM
Kryeministrit nuk i duhet 'Pavarësia'
Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk i duhet më Deklarata e Pavarësisë. Javën që shkoi ai e ka larguar Deklaratën që ndodhej sipër kokës së tij në zyrën e pritjes në kryeministri. Madje ka ndryshuar edhe look-u i zyrës së Kryeministrit, gjatë kohës sa ai ishte në New York ku edhe ngjyra e mureve është tjetër.Në vend të Deklaratës së Pavarësisë, Thaçi ka vendosur një pikturë tjetër, motivi i së cilës nuk duket i qartë, por të tilla janë pikturat. Mbase për kryeministrin, ajo transmeton një mesazh të caktuar. Ndërsa Deklarata e Pavarësisë ishte e qartë për secilin prej mysafirëve të tij.Deklarata për herë të fundit, sic duket edhe në këtë foto, ishte më 9 shtator ndërsa piktura vërehet në takimin e 30 shtatorit pas takimit të Thaç me Christopher Hill. /indeksonline/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus