Kryesore » 2012»Maj»14 » Kryeministri pret përgjigjet e ministrave në 450 pyetje
1:20 PM
Kryeministri pret përgjigjet e ministrave në 450 pyetje
Kryeministri Hashim Thaçi iu ka dorëzuar të gjithë ministrave më shumë se 450 pyetje, të cilave duhet t’u përgjigjen në afat rekord, në mënyrë që në mesin e qershorit t’i dorëzohen BE-së para se ata të bëjnë raportin e fizibilitetit për Kosovën. Kryeministri ka kërkuar nga ministrat që të respektojnë afatet kohore, në mënyrë që të kalohet edhe kjo sfidë për vendin. Thaçi është shprehur i befasuar me veprimet e Bashkimit Evropian që, sipas tij, "vonesat që po i bën BE-ja karshi Kosovës janë të pajustifikueshme”. Ai ka theksuar se Kosova në kohë rekorde po i përmbush të gjitha kërkesat që po i vijnë nga BE-ja, si për liberalizimin e vizave, e po ashtu edhe për procesin e Stabilizim Asocimit. Gjithashtu Thaçi ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se Kosova ka një të ardhme të sigurt evropiane, por që, sipas tij, edhe BE-ja duhet të nisë ta shohë Kosovën me syrin e suksesit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus