Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku nesër do të marrë pjesë në takimin e radhës të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën. Në takim do të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për mbarëvajtjen e zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për pavarësinë e Kosovës, dhe për hapat e mëtejmë për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, thuhet në njoftimin nga kryeministria. Pas takimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, kryeministri Hashim Thaçi, dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, do të mbajnë konferencë për media.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus