Kryesore » 2011 » Qershor » 13 » Kryeministri dhe të tjerët - pa FJALË
12:37 PM
Kryeministri dhe të tjerët - pa FJALË
Ka disa ditë që Bashkimi Evropian morri vendim për formimin e Task Forcës që do të hetoj raportin e Dick Martyt, ndërsa në Prishtinë njerëzit që përfolën në raport nuk e kanë komentuar. Këtë nuk e ka bërë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e as kabineti i tij pavarësisht se i pari i ekzekutivit ka marrë pjesë në një ngjarje për çlirimin e Kosovës në Bjeshkën e Rugovës. Madje i shoqëruar edhe nga i përfoluri tjetër i raportit, Xhavit Haliti. Task Forca do të përbëhet nga 7 prokurorë dhe hetues ndërkombëtarë që do të veprojnë në Bruksel e Prishtinë për të hetuar akuzat e Dick Martyt për trafikim organe me njerëz. Baronesha Catherine Ashton kërkoi bashkëpunim të plotë me hetuesit evropianë, gjë që tha se e ka bërë edhe gjatë vizitave të saj në Prishtinë e Beograd
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus