Njerëzit më të afërt të kryeministrit, zv.kryeministrave e ministrave, truprojat, shkelin ligjin a herë që hyjnë në institucionet shtetërore. Nuk i heqin armët nga brezi ani pse e kanë të ndaluar të hyjnë më to në institucione. Burime nga policia i kanë thënë gazetës Koha Ditore se truprojat e zyrtarëve të lartë shfrytëzojnë hyrjet VIP për të mos iu nënshtruar kontrollit. Duke shfrytëzuar rrugët 'ilegale' truprojat kanë shkaktuar edhe incidente. Rasti i fundit ka ndodhur para disa ditësh, kur pak metra afër Zyrës së Kryeministrit kishte shkrepur një plumb. Nga Besart Metaj, 1988 nga Gjakova kujdeset për sigurinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Arma që bart ai, por që një kolegu të tij i është dhënë me leje për këtë qëllim për pak sa nuk ka shkaktuar ndonjë viktimë njerëzore ku ka shkrepur një plumb pa dashje. Pas krismave menjëherë kanë dalur një pjesë e kabintetit të kryeministrit pasi Thaçi nuk gjendej në zyrë duke i kërkuar policisë nga Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Abelard Tahiri që të mos bëhet e madhe. Ndaj Metaj është ngritur kallëzim penal.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus