Shtatë persona janë arrestuar sot në mëngjes nga Policia e EULEX-it në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit merren me krim të organizuar dhe kontrabandë të migruesve.Rastin e ka konfirmuar Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.Sipas tyre, sot janë bastisur tetë lokacione në një operacion të kryer nga një Ekip i Përbashkët Hetues i Njësisë së Policisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Departamentit për Krim të Organizuar të Policisë së Kosovës, me çrast janë arrestuar shtatë persona të dyshuar. Operacionin e ka mbikëqyrë një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut të Prizrenit.
"Të dyshuarit janë arrestuar në kontekst të një hetimi të një grupi transnacional të krimit të organizuar. Ata akuzohen për krim të organizuar dhe kontrabandë të migruesve", thuhet në komunikatën për media të EULEX-it.
Arrestimet pasojnë dy operacione të mëhershme nga Ekipi i Përbashkët Hetues në Kosovë, në dhjetor 2011 dhe në prill 2012, në të cilat janë paraburgosur anëtarët e tjerë të supozuar të grupit të njëjtë kriminal.
Më 11 dhjetor 2012 është ngritur një aktakuzë kundër të dyshuarve të arrestuar më parë.
Operacioni po ashtu përkon me arrestimin e dyzet e pesë anëtarëve të tjerë të dyshuar të grupit kriminal i cili dje ndodhi në rajonin e Ballkanit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus