Maqedonasit u kanë kundërpërgjigjur shqiptarëve me formimin e forcave paramilitare. MOS (Makedonski Obedineti Sili) organizohet pas lajmeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të shqiptarëve të Maqedonisë. Ithtarë të MOS kanë nisur të shpërndarjen deklaratë ku bëjnë thirrje për mbrojtje nga shqiptarët dhe radikalizmit islamik."MOS është e zgjuar dhe në çdo moment do të reagojë kur do të rrezikohen interesat maqedonase”. Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë nuk ka reaguar hapur ndaj këtij grupimi paramilitar dhe kërcënues për paqen në vend. Profili i saj vijon të jetë i pranishëm në faqe të ndryshme të internetit dhe se shihen udhëheqësit e këtij formacioni.
Zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski ka deklaruar se nuk ka ndonjë denoncim se dikush rrezikohet nga ta dhe se në MPB nuk ka ndonjë komunikatë nga MOS. Ai ka nënvizuar se nuk mund të ndalojnë pjesëtarë të kësaj organizate, duke parë vetëm fotografi, që sipas tij mund të jenë të vjetra dhe bëhet fjalë për persona që nuk kanë bërë asnjë vepër kriminale apo penale.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus