Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Kreu i Rinisë Evropiane të Kosovës me “Touareg” dhe zyra luksoze
2:46 PM
Kreu i Rinisë Evropiane të Kosovës me “Touareg” dhe zyra luksoze
Kryetari i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdulla Hasani vozitet me makinën "Touareg” me vlerë prej 47 mijë euro dhe zyra luksoze. Kjo ka ndikuar që të reagojë Lëvizja për Mbrojtjen e Drejtave dhe Interesave të të Rinjve të Kosovës, organizatë e themeluar në janar të vitit 2011 me qëllim që të kujdeset dhe mbroj interesat dhe të drejtat e të rinjve të Republikës së Kosovës. Kjo Lëvizje reagon fuqishum lidhur me aktivitetet që po i bën Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës."Së fundi kemi kuptuar se sekretari i KREK-ut tani më ka nënshkruar me Institutin për Zhvillim të Poltikave Rinore ndërkombtare me seli në Japoni një kontrat ku po ky i njejti Institut ( IZHPRN) do ti siguroj Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës hapësirat e reja për zyre dhe inverter në vlerë prej 28 mijë euro , si dhe për kryetarin e tyre Avdullah Hasani një vetur të tipit Uolfsvagen Touareg, në vlerë prej 47 mijë euro , e cila do të shërbej për aktivitet e tyre , ku tani dhe kanë bërë përzgjedhjen e vetures dhe dhe zyreve ", thekson Lëvizja, e cila shton se prijësit e aktiviteteve të të rinjve të Kosovës duhet të mendojnë dhe të angazhohen vetem për interesat e përgjithshme të të rinjve të Kosovës në proceset arsimore, kulturore, të shumfishojnë të rinjtë vullnetar, të mundohen për një bashkpunim më ndryshe me të rinjtë e vendeve tjera, etj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus