Një delegacion i Lëvizjes Vevetevendosje i përbërë nga Albin Kurti, kryetar dhe Shpend Ahmeti, nënkryetar kanë qëndruar për një vizitë dyditore në Bruksel. Gjatë qëndrimit Kurti dhe Ahmeti kanë vizituar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Parlamentin Evropian, dhe Komisionin Evropian.Në Parlamentin Evropian, janë zhvilluar takime të ndara me deputetët e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, nga Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Eduard Kukan, nga Komisioni për Punë të Jashtme, Hanes Swoboda, kryesues i Grupit të Progresistëve Socialdemokrat, Bart Staes, zëvendësdrejtues i Komisionit për kontroll buxhetor, si dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme Andrey Kovatchev, Libor Roucek dhe Jelko Kacin.
Gjatë qëndrimit, po ashtu përfaqësuesit e Vetevendosje-s kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës ku kanë takuar Gunther Sleeuëagen, drejtor për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Paul Huynen, drejtor i Drejtoriatit për Politika të Sigurisë, dhe Philippe Colyn.
Në fund të vizitës, Kurti dhe Ahmeti u takuan me Stefano Sannino, Drejtor Gjeneral për Zgjerim në Komisionin Evropian.
Në takimet e zhvilluara u diskutuan situata politike dhe ekonomike në Kosovë dhe Ballkan, procesi i dialogut teknik dhe politik, si dhe proceset integruese në Kosovë dhe Ballkan. VV prezantoi pikëpamjet e saj rreth situatës së rëndë ekonomike e politike në Republikën e Kosovës, kundërshtimin e saj për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ku po diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës, pa kushte për Serbinë, si dhe shfrytëzoi rastin që bashkëbiseduesit t’i njoftojë edhe me pjesë të programit qeverisës që tanimë është në diskutim publik në Kosovë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus