Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka fajësuar administratën e UNMIK-ut e cila për vite të tëra i ka toleruar ndërhyrjet e Beogradit dhe ngritjen e strukturave ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës.Në një ligjëratë të mbajtur në akademinë Diplomatike të Vjenës, Krasniqi tha se "Decentralizimi dhe integrimi i komunitetit serb ka ngecur në veri të Kosovës, si rezultat i obstruksioneve të Beogradit zyrtar.Kryeparlamentari Jakup Krasniqi bëri një rikapitullim të ngjarjeve që sollën në shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Ai tha se Kosova përbën një rast sui generis në arenën ndërkombëtare për shkak të historisë dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar, e cila erdhi si rezultat i shpërbëtrjes së federatës Jugosllave dhe pas gjenocidit të ushtruar mbi popullatën vendore të saj.Kreu i Kuvendit ka folur për të arriturat e Kosovës pas shpalljes së shtetësisë së saj, punën e institucioneve shtetërore dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve. Decentralizimi dhe integrimi i një pjese të komunitetit serb ka ngecur ne veri të Kosovës, si rezultat i obstruksionit që po bën tash sa kohë Beogradi zyrtar, nëpërmjet të strukturave ilegale të ngritura atje e të financuara prej tij. Krasniqi ka fajësuar për këtë edhe administratën e UNMIK-ut e cila për vite të tëra i ka toleruar ndërhyrjet e Beogradit dhe ngritjen e strukturave ilegjitime e kriminale në veri të Kosovës. Krasniqi ka thënë se Kosova është e gatshme ti normalizojë mardhënjet me Serbinë ashtu si edhe me shtetet tjera fqinje por jo në dëm të integritetit territorial, të sovranitetit dhe të rendit kushtetues të Kosovës.
Kryeparlamentarit Krasniqi ka theksuar se një pengesë serioze për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian përbën fakti i mosnjohjes së Republikës së Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian. Ai ka ftuar këto vende që të ndërmarrin këtë hap dhe ti japin vendit tonë mundësinë marrëdhënieve normale kontraktuale me
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus