Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka thënë se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, të enjten ka konfirmuar publikisht eliminimet politike që po i bën në Ministrinë dhe në institucionet e kulturës. Ai deklaroi se "ministrinë e gjeta si degë të LDK-së” dhe natyrisht, sipas LDK-së, të gjitha veprimet e tij drejtohen për ta shkatërruar këtë "degë” dhe për të instaluar aty një degë të partisë së tij."Veprimet e papërgjegjshme të tij dhe të njerëzve të tjerë të PDK-së të instaluar në Ministri nisën me përdhosjen fotove të figurave të mëdha të kulturës dhe të kombit, dr. Ibrahim Rugova, themeluesit të shtetit të Kosovës, Presidentit Historik, njëherit themelues dhe drejtues i LDK-së, Nënë Terezës, figurës më të njohur të shqiptarëve në botë, vijuan me eliminime politike e "zgjedhje” politike brenda Ministrisë, me vendime të paligjshme që dhanë Këshillin e paligjshëm të Librit dhe Këshillin e paligjshëm të Qendrës Kinematografike të Kosovës, pasuan me shpalljen e konkurseve të paligjshme për menaxherët me kontrata të vlefshme dhe me denigrimet e ndërhyrjet në jetën private të drejtuesve të institucioneve të kulturës”, thuhet në komunikatën e LDK-së. Sipas partisë më të madhe opozitare në vend, ditëve të fundit presionet dhe shantazhet janë drejtuar kundër drejtorit të Departamentit të Kulturës, të cilit në mënyrë të paligjshme po i kërkojnë të japë dorëheqje pa asnjë arsye të vërtetë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus