Kryesore » 2012»Maj»1 » Krasniqi optimist se Kuvendi mund ta hetojë veprimtarinë e SHIK-ut
8:12 PM
Krasniqi optimist se Kuvendi mund ta hetojë veprimtarinë e SHIK-ut
Florin Krasniqi i Vetëvendosjes është optimist se Kuvendi i Kosovës mund ta hetojë veprimtarinë e SHIK-ut përmes krijimit të një komisioni parlamentar. Edhe pse ka mbledhur 21 nënshkrime prej 40 sa i duhen, Krasniqi thotë se këtë do ta bëjë ditët në vazhdim. Por partitë që e kanë zhgënjyer më së shumti, LDK-ja e AKR-ja, nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë pozicion. Ato thonë se SHIK-u duhet të hetohet nga Prokuroria, e jo nga Kuvendi i Kosovës. Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, nuk e ka ndërmend të ndalet në iniciativën e tij, megjithëse ka mbledhur vetëm 21 nënshkrime.
Një muaj pas iniciativës, ai është optimist se mund t’i mbledhë nënshkrimet e duhura prej 40 sish për të themeluar komisionin parlamentar në Kuvendin e Kosovës që do të hetonte veprimtarinë e SHIK-ut dhe agjencive të tjera.
Krasniqit hatri i ka mbetur në deputetët e LDK-së e të AKR-së që, me gjithë premtimet, nuk po i japin nënshkrimet.
Ai thotë se shumë deputetë kanë frikë se SHIK-u disponon dosje, prandaj hezitojnë, por do t’i kontaktojë ata deputetët të LDK-së që nuk kanë dosje.
Florin Krasniqi ka deklaruar për KTV-në se ai është optimist dhe shpreson se Kuvendi do ta hetojë një dit veprimtarinë e SHIK-ut, fillimish e pastaj edhe të shërbimeve të tjera ilegale të sigurimit. Por kështu nuk mendojnë kolegët e Krasniqit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. të cilët as që kanë ndryshuar qëndrim.
Deputeti Imri Ahmeti thotë se LDK-ja dëshiron që me SHIK-un të merret Prokuroria dhe jo Kuvendi i Kosovës.
Shefja e Grupit parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani, nuk ka dashur të flasë në kërkesën e KTV-së.
Në seancën e 29 marsit kur Krasniqi e bëri publike idenë, pothuajse të gjitha partitë politike i dhanë mbështetje deklarative iniciativës.
Përfshirë edhe ata të Grupit parlamentar të PDK-së, një numër i deputetëve të së cilës kanë pranuar se ishin pjesë e SHIK-ut.
Debati për SHIK-un në Kosovë ka qenë spontan, përderisa së fundi në gjykatat kosovare po përfundon një proces i dytë për Nazim Bllacën, që pretendon se si agjent i SHIK-ut ka vrarë kundërshtarë politikë në Kosovë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus