Kryesore » 2012 » Mars » 22 » Krasniqi kritikon Thaçin
3:07 PM
Krasniqi kritikon Thaçin
Kundërshtimet mes Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit janë shfaqur edhe të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Drejtues. Sekretari i PDK-së tha se kompromiset që po bëhen me Serbinë çojnë drejt një statusi special për Veriun, por me këtë konstatim nuk u pajtua kreu i partisë. Ky subjekt bëri të ditur se planifikon t’i kryejë zgjedhjet e brendshme deri në fund të vitit, ndërsa themeloi Qeverinë në hije për Kryeqytetin. E, Fatmir Limaj u ftua të kthehet në Parti e Qeveri.
Këshilli Drejtues i PDK-së ka njoftuar të mërkurën për nisjen e procesit zgjedhor brendapartiak dhe për themelimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë për Prishtinën.Këto dy vendime janë marrë pasi Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka marrë kritika nga Sekretari i Partisë, Jakup Krasniqi për kompromisin e fundit me Serbinë.Krasniqi dhe Thaçi kanë treguar se nuk janë në të njëjtën vijë politike kur bëhet fjalë për bisedimet me Serbinë, raporton Express.Sekretari i PDK-së ka thënë se dialogu që po zhvillohet me Beogradin po e çon Kosovën drejt një kompromisi, e që është statusi special për pjesën veriore.Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së të deklarohet rreth fusnotës për të ditur përgjegjësinë.
"Ajo fusnotë nuk është e favorshme për Kosovën dhe Këshilli nuk ka debatuar, PDK-ja s`mund ta marrë përgjegjësinë për atë, por deklarimet e tjera që vijnë pas kësaj kohe që konsideroj se kanë marrë krah te këto lëshime që i janë bëtë palës serbe te këto bisedime janë paralajmërim për një autonomi të serbëve në Kosovë. Ndoshta më tepër mendohet për autonomi të pjesës veriore”, ka paralajmëruar Krasniqi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus