Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Krasniqi: Kadri Veseli synon pushtetin
6:25 PM
Krasniqi: Kadri Veseli synon pushtetin
Deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje”, Florin Kransiqi, në një konferencë për media ka thënë se Kadri Veseli po e shfrytëzon SHIK-un për të ardhur në pushtet. "Përpjekjet e kësaj organizate kriminale që t’i sjellin një pjesë të madhe të anëtarëve të saj në parlamentin e Kosovës ka të bëjnë me faktin, se as një ish-SHIK nuk ka humb në zgjedhje, tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale. Për faktin që ata po bëjnë të pamundurën që në riformatizimin e ardhshëm të Qeverisë të bëhen pjesë e Qeverisë, tregon se kjo është metoda e KGB-së, ashtu sikurse Putini që erdh në pushtet, duke qenë i pari i shërbimit informativ, të njëjtën gjë po tenton ta bëjë edhe Kadri Veseli, që të vijë i pari në pushtet përmes shërbimit të vet informativ. Kjo është e papranueshme për një shoqëri demokratike, kjo është e papranueshme për shoqërinë tanë kosovare”, ka thënë ai, ndërsa transmeton Kosovapress.Krasniqi po ashtu ka thënë se SHIK-u nuk është shërbim i Kosovës, por i PDK-së dhe ka kërkuar që të ndërpriten të gjitha aktivitetet e kësaj organizate dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Ai më tej ka shtuar se SHIK-u është formuar ilegalisht, ka vepruar ilegalisht dhe vazhdon të veprojë ilegalisht, duke thënë se njerëzit e tillë nuk e kanë vendin në Parlamentin e Kosovës, e as në institucionet e saj. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus