Kryesore » 2011 » Qershor » 8 » Krasniqi: Edita s’po na informon
2:10 PM
Krasniqi: Edita s’po na informon
Kuvendi i Kosovës kërkon më shumë transparencë nga qeveria për disa nga çështjet e cilësuara me prioritet në politikën kosovare. Deputetët veçojnë sidomos bisedimet me Serbinë, ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdarë, si dhe raportet me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Për këtë, ata kërkojnë nga qeveria më shumë bashkëpunim me legjislativin.
Kritika në raport me ekzekutivin ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ai ka kërkuar nga qeveria dhe koordinatorja e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, që të tregohen më transparente në raport me dialogun që po zhvillohet. Krasniqi ka thënë se ai si kryetar i Kuvendit nuk e ka marrë platformën e këtyre bisedimeve, pavarësisht që, një ditë më herët, zëvendëskryeministrja Tahiri kishte deklaruar se ua kishte dorëzuar platformën institucioneve më të larta dhe autoriteteve përgjegjëse.

"Është një e vërtetë e madhe se ne kemi vërejtje në lidhje me zhvillimin e këtyre bisedimeve për mungesën e informacioneve. Ne nuk mund të ndërtojmë qëndrim pa pasur informacione. Sapo t'i kemi informacionet, do ta kemi qëndrimin tonë”, është shprehur Krasniqi pas takimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër, koordinatorja Tahiri ka paralajmëruar nënshkrimin e një pakoje marrëveshjesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë raundit të ri të bisedimeve, që pritet të zhvillohet nga mesi i qershorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus