Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Kosovën e pretë kriza greke në viti 2013
1:08 PM
Kosovën e pretë kriza greke në viti 2013
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë diskutimeve me përfaqësuesit kosovarë, kanë shprehur disa vërejte lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës. "FMN-ja nuk është kundër rritjes së pagave dhe rritjes së efikasiteti. Ata kanë vërtetje rreth rritjes së faturës së pagave, si dhe rritjes së numrit të punëtorëve”, ka bërë të ditur një burim i afërt me FMN-në, për gazetën "Kosova Sot”.

Sipas këtij burimi, FMN-ja i ka rekomanduar Qeverisë që nëse ata duan t’i rrisin pagat, duhet të zvogëlohet shërbimi i administratës, e cila është jashtëzakonisht e madhe. Përfaqësues të FMN-së gjatë diskutimeve kanë paraparë që kriza ta kaplojë Kosovën në fund të vitit 2013, deri në atë masë sa që Qeveria të mos jetë në gjendje t’i paguajë as pagat e shërbyesve publik./indeksonline/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus