Kryesore » 2012 » Maj » 28 » Kosovë, studentët bllokojnë derën e Rektoratit
3:17 PM
Kosovë, studentët bllokojnë derën e Rektoratit
Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes "Studim, Kritikë, Veprim”, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Studentët janë ulur pranë hyrjes së rektoratit dhe mbajnë në duar pankartat, si: "Shpallemi studentë”, "Bashkëpunim mbarëkombëtar”, "Edukimi, e drejtë universale”, "UP = Universitet Publik, jo privat” dhe thirrje të tjera.Aktivistët e kësaj lëvizje nuk janë lejuar që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore prandaj ata kanë protestuar kundër këtij vendimi të rektoratit të Universitetit të Prishtinës.E pranishme në protestë është edhe Policia e Kosovës, por deri me tani është vetëm duke e vëzhguar protestën.
Ndërkohë gjatë protestës së të mërkurës para Rektoratit të UP-së, Njësia Speciale Kosovës ka arrestuar 20 studentë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus