Gjykata e Qarkut në Prishtinë sot pasdite pritet të shpallë vendimin lidhur me "rastin Kleçka”. Pala mbrojtëse pret që gjykata të shpallë një të pafajshëm deputetin Fatmir Limaj.Avokati Tahir Rrecaj, i cili mbron deputetin Limaj, ka thënë se është optimist se do të ketë lirimin ndaj akuzave, në mungesë provash. Deputeti Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka".Më 21 mars, trupi gjykues ka marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit kryesor në rast, Agim Zogaj, janë të papranueshme, prandaj edhe ka urdhëruar lirimin e të akuzuarve.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus