Kryesore » 2012»Prill»29 » Kosovë, Presidentja Jahjaga rikthen Kodin Penal në Kuvend
12:08 PM
Kosovë, Presidentja Jahjaga rikthen Kodin Penal në Kuvend
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë javës së ardhshme do t`ia kthejë Kuvendit Kodin Penal dhe do të kërkojë riformulimin e dy neneve të kontestuara. Sipas gazetës "Express” , janë kontestuar nenet 37 dhe 38 që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e gazetarëve. "Presidentja nuk do të kërkojë heqjen e tërësishme të neneve 37 dhe 38. Përgjigjja e Jahjagës është që ato nene të riformulohen”, ka thënë një zyrtari i Presidencës, pa dashur t’i përmendet emri.Ndërkohë, Presidentja gjatë javës së kaluar ka takuar përfaqësuesit e gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar të rikthejë Kodin Penal në Kuvend.Por, nuk janë vetëm gazetarët që kanë bërë presion mbi Presidenten. Zyrtarë të Presidencës kanë thënë se edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë kërkuar Jahjagës që të rikthejë Kodin në Parlament dhe të kërkojë qartësimin e neneve që kanë të bëjnë me mediat.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus