Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër Kolë Pukës, ish-gjyqtar në Gjykatën Komunale të Klinës, dhe avokatit Avdullah Robaj. Përmes kryerjes së veprës penale, të pandehurit akuzohen se kanë përfituar më shumë se 71 mijë euro, duke dëmtuar katër persona. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Kosovës, i pandehuri Kolë Puka akuzohet për kryerjen e veprës penale të "shpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autorizimit”, në bashkëpunim me Avdullah Robaj, lidhur me veprën penale të "nxjerrjes së kundraligjshme të vendimeve gjyqësore”. Me të njëjtën akuzë përballet edhe avokati Robaj, i cili konsiderohet përgjegjës për kryerjen e veprës penale të "keqpërdorimit të besimit”.
Aktakuza ndaj këtyre dy personave është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës, në të cilën ka edhe prokurorë ndërkombëtarë.
Gjatë muajit maj në shkallën e parë në gjykatën e qarkut në Pejë, një kolegj gjyqësor i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe vendas dënoi me 5 vjet burg ish-gjyqtarin Kolë Puka, për keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autorizimit dhe i dha masën alternative "ndalim i ushtrimit të detyrës zyrtare” për 3 vjet.
Ndërkohë ai ishte çliruar nga dy pika të tjera të aktakuzës, si "pjesëmarrje në krim të organizuar” dhe "nxjerrje të kundraligjshme të vendimeve gjyqësore”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus