Kryesore » 2012 » Maj » 21 » Kosovë, Limaj: Na duhet një qeverisje tjetër
2:18 PM
Kosovë, Limaj: Na duhet një qeverisje tjetër
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj kritikoi edhe një herë qeverisjen aktuale, duke e konsideruar shumë delikate për t’u përballuar me sfidat e mëdha që ka vendi. Ai tha se Kosovës i duhet një qeveri me njerëz më energjikë, kompetentë, profesionistë dhe mbi të gjitha një qeveri që e respekton votën e popullit.Këto komente nënkryetari i PDK-së, Limaj i bëri gjatë një takimi me gazetarët dhe qytetarët e Prizrenit."Vota e popullit dhe besimin që marrin politikanët përmes votës, është barometri për secilin prej nesh, por njëherësh kjo votë dhe ky besim është një obligim i fuqishëm që ne të angazhohemi dhe të punojmë për interesat e tyre, e jo për interesa të grupeve apo individëve të caktuar”, ka thënë Limaj, i cili edhe në Prizren ka ritheksuar nevojën për një qeveri krejtësisht ndryshe nga kjo e tanishmja.

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, i cili për një vit të plotë qe përballur me drejtësinë ndërkombëtare, në takim me gazetarët dhe qytetarët e Prizrenit, iu përgjigj interesimeve edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se problemet në atë pjesë të vendit janë trashëguar sidomos pas luftës, dhe kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i një kompromisi shumë të dhimbshëm për hir të pavarësisë.

Në pyetjen sa ai ishte me vend apo jo investimet aq të mëdha në autoudhën e kombit, deputeti Limaj tha se për këtë vepër të madhe gjithnjë do të mbetet krenar, sepse kjo rrugë më së miri i lidh dhe i bashkon shqiptarët.

"Nuk ka aty vetëm hekur dhe beton, aty ka shpirt, ka dashuri, ka gjak, mbi të gjitha ka bashkim të kombit, për çka me shekuj janë bërë sakrifica dhe janë dhënë edhe jetë njerzish”, ka thënë Limaj, i cili duke u përgjigjur në pyetjet për synimet e tij politike, nuk e mohoi e as nuk pohoi se synon të jetë në majat e PDK-së, duke thënë se do të japë kontibut maksimal për të mirën e vendit dhe popullit.

Nënkryetari i PDK-së po ashtu nuk deshi të komentojë asgjë për raportet me kryeminsitrin Hashim Thaçi pas përballjes së tij me drejtësinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus