Kosovë, liberalizimi i vizave, bisedimet me 19 janar
Burimet nga Komisioni Evropian në Bruksel kanë bërë të ditur sot se 19 janari i vitit të ardhshëm do të shënojë fillimin e dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave. Kjo datë i është propozuar Ministrit të brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e komisioneres për çështje të brendëshme, Sesilia Malstrom.Kështu Komisioni Evropian ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera, që Kosova do të duhet t`i plotësojë për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova gjendet jashtë përfshirjes në regjimin e lëvizjes pa viza për në zonën Shengen të BE-së.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus