Kryesore » 2012 » Prill » 3 » Kosovë, konfiskohet mall i kontrabanduar nga Serbia
3:33 PM
Kosovë, konfiskohet mall i kontrabanduar nga Serbia
Policia kosovare ka sekuestruar sot në rajonin e Mitrovicës mallra kontrabandë të cilat vinin nga Serbia. Sipas mediave kosovare malli kontrabandë është sekuestruar gjatë një kontrolli në automjetin me targa kosove. Gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e madhe e produkteve të qumështit të kontrabanduara me origjinë nga Serbia."Kjo edhe është sasia më e madhe e zbuluar e produkteve të qumështit të cilat transportoheshin me automjet të udhëtarëve. Produktet ishin futur në të gjitha hapësirat e zbrazta të automjetit, gjithashtu edhe në pjesën e përparme tek motori i automjetit", thuhet në njoftimin për media.Vlera totale e këtyre mallrave është 466 euro, kurse malli është konfiskuar, theksohet në njoftim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus