Kryesore » 2012 » Mars » 5 » Kosovë, gjendja në veri e pandryshuar
3:18 PM
Kosovë, gjendja në veri e pandryshuar
Situata e sigurisë në veri mbetet e pandryshuar, ndërsa derisa barrikadat në rrugët kryesore mbeten nje probleme serioz. 
Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit për Siguri që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës dhe ku marrin pjesë drejtues të strukturave komunale dhe përfaqësues të strukturave të sigurisë. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë zhvillim që do të ndikonte në ndryshimin e situatës në veri. Ai ka përsëritur kërkesën drejtuar autoriteteve të rendit që të jenë më të vendosura për zbatimin e ligjit. Për gjendjen e sigurisë ka folur edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bexhet Bala, i cili ka thënë se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme të sigurisë. Si shqetësim, Bala, ka përmendur të shtënat me armë zjarri në veri nga grupet serbe, te cilet kane festuar ne afërsi të Urës së Ibrit fitoren e Putinit në zgjedhjet presidenciale në Rusi. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus