Kosovë, ekstremistët serbë sulmojnë shqiptarët në veri
Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar sot nga një grup ekstremistësh serbë në vendin e quajtur "Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve. Lajmi bëhet i ditur nga Kosova press e cila thekson se nga sulmi me armë zjarri janë plagosur tre shqiptarë, ndërsa për tre të tjerë janë zhdukur. Sipas mediave kosovare, shtatë ekstremistë serbë të cilët ishin të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj shqiptarëve që ishin duke punuar në kuadër të një projekti të USAID-it për pastrimin e lumit Ibër. Si pasojë e kësaj, tre qytetarë shqiptarë janë plagosur dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, kurse për tre të tjerët ende nuk dihet se ku janë.Ndërkohë situata në Lagjen e Boshnjakëve është e tensionuar pas bllokadave që bënë ekstremistët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herë pas hershme ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë që edhe shqiptarët që gjenden në Lagjen e Boshnjakëve të ndalojnë serbët që të kalojnë aty më parë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus