Kryesore » 2011 » Tetor » 21 » Kosovë, edhe 60 ditë arrest shtëpiak për Fatmir Limajn
6:37 PM
Kosovë, edhe 60 ditë arrest shtëpiak për Fatmir Limajn
Fatmir Limaj do të mbahet edhe 60 ditë në arrest shtëpiak. Tahir Rrecaj, avokat i Limajt, ka thënë se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme."Pres vendimin e Gjykatës Supreme sepse vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak nuk ka bazë ligjore”, ka thënë avokati.Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë. Seanca gjyqësore për rastin Kleçka pritet të fillojë më 11 nëntor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus