Përfaqësuesit e subjekteve politike çmojnë qëndrimin e deputetit Fatmir Limaj dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, dhe cilësojnë të papranueshëm dhe absurde të mendohet se në Kosovë ka pasur krime të luftës. Sipas tyre, drejtësia në Kosovë është vënë në shërbim të politikës, teksa kërkojnë që gjyqësia të bëjë punën në mënyrë të pavarur dhe mbi bazën e fakteve, pa u ndikuar nga politika. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka theksuar se të mendohet se ka pasur krime lufte në Kosovës është e papranueshme dhe absurde, pasi dihet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë për liri dhe për çlirimin e vendit nga regjimi i Serbisë. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka përshëndetur qëndrimin e Fatmir Limajt, në kuptimin e gatishmërisë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e sheh rastin e Limajt nga një prizëm tjetër. Ai e ndërlidh këtë me aspekte politike, duke thënë se këtë e dëshmon më së miri fakti që as 24 orë nuk kaluan nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për imunitetin e deputetit, dhe filluan menjëherë arrestimet e deputetëve. Ndërkaq Ahmeti Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se politika është duke ushtruar ndikimin e saj tek drejtësia, dhe kjo sipas tij, vërehet në mënyrë të veçantë në rastin e Fatmir Limajt, me lëndën e të cilit është marrë edhe Gjykata e Hagës, edhe UNMIK-ut, edhe tash EULEX-i. Gjykata e Qarkut në Prishtinë vendosi mbërëmë masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për deputetin Fatmir Limaj, i cili paraprakisht është marrë në pyetje fillimisht për rastin "Kleçka” e më pas fillimisht edhe për dyshime për përfshirje në korrupsion në kohën sa ishte ministër i Ministrisë së Transporteve në Qeverinë e kaluar. Vendimi i Gjykatës së Qarkut ka ardhur pak pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për imunitetin e deputetëve, e cila ka vlerësuar se imuniteti i ligjvënësve është minimal dhe se mund të arrestohen në çdo rast, nëse dyshohen për vepra të ndryshme
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus