Kryesore » 2011 » Tetor » 6 » Kosovë, caktohet çmimi i pasaportave biometrike
6:42 PM
Kosovë, caktohet çmimi i pasaportave biometrike
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka marrë vendim për caktimin e tarifave të çmimeve për pasaportë biometrike. Në bazë të këtij vendimi, qytetarët për marrjen e pasaportës për herë të parë duhet të paguajnë 30 euro. Ndërkaq, për marrjen e pasaportës të humbur, apo dëmtuar, për ndërrim apo ripërtëritje të dhënave, çmimi është 35 euro.
Ky vendim thuhet se është marrë duke u mbështetur në nenin 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duke marrë parasysh Ligjet në fuqi.Ndërkaq, për marrjen e pasaportës për fëmijë deri në moshën 3 vjeç, çmimi është 20 euro, për fëmijë prej 3 deri në 18 vjeç, çmimi është 25 euro, për marrjen e pasaportës diplomatike çmimi është 50 euro si dhe për marrjen e pasaportës zyrtare, çmimi është 35 euro.
Nga pagesa për pasaportë biometrike nuk janë kursyer as pensionistët. Për marrjen e pasaportës ata duhet të paguajnë 20 euro
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus