Partia e kryeministrit Hashim Thaci rrëzon mocionin e opozitës për reciprocitet tregtar, politik e ekonomik me Serbinë. Kështu, lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bazohet më në një vendim Kuvendi, për të protestuar më 22 janar. Kjo për shkak se pika e fundit e mocionit të sotëm të miratuar në Kuvendin e Kosovës kërkon shfuqizimin e vendimit të këtij institucioni për reciprocitet të plotë politik, tregtar e ekonomik me Serbinë. Mocioni kaloi pavarësisht se opozita ishte kundër tij. 59 deputetë votuan pro, 41 kundër dhe 1 abstenoi. Me këtë mocion Kuvendi i Kosovës mirëpret marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet zbatimin e tërësishëm të tyre. Qeverisë i kërkohet të vendos masat përkatëse reciproke dhe implementimin e konkluzioneve të arritura, si dhe t’i raportojë Kuvendit për këtë cështje. Votimi i mocionit erdhi pas një debati të gjatë pozitë-opozitë për ngjarjen e 14 janarit. Opozita akuzoi rëndë qeverinë për shkelje të demokracisë, sidomos në rastin e dhunimit te nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në anën e opozitës këtë herë u rreshtuan edhe disa deputetë të pozitës, në mesin e të cilëve veprimtari i cështjes kombëtare Hydajet Hyseni.
Pas pesë orë debat, kryeministri Hashim Thaci i nervozuar iu drejtua lëvizjes Vetëvendosje duke e fajësuar për ngjarjet e 10 shkurtit 2007, ku humbën jetën Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Ndërsa lideri i lëvizjes Vetëvendosje e krahasoi kryeministrin me presidentin shqiptar të Jugsollavisë, Sinan Hasani, i cili konsiderohet si tradhëtar i kombit
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus