Kosovë, Bajram Rexhepi përgjohet që prej 9 vjetësh
Çdo fjalë që ministri i brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi ka folur për nëntë vjet nëpërmjet telefonit është përgjuar dhe ai dyshon se këtë po e bën EULEX-i. Madje ka deklaruar se ka njoftuar zyrtarët e këtij misioni se dikush nga strukturat e tij po e përgjon ndërsa ka shtuar se telefoni i tij përgjohet që nga viti 2002. "Nuk e di se kush është pasi po ta dija do t`i padisja”, ka thënë Rexhepi.Denoncimin publik se po përgjohet ai dhe kryeministri Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e ka bërë të hënën gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri të Kuvendit të Kosovës. Për këtë arsye ai ka thënë se vendimi për dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës është marrë dy orë para se aksioni të fillonte. "Bisedat e mia me kryeministrin Thaçi përgjohen nga ndërkombëtarët, e më pas edhe dekonspirohen. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunëtorë nga UNMIK-u që kanë bashkëpunuar me strukturat ilegale. Për këtë arsye është planifikuar shpejt aksioni në veri”, ka thënë Rexhepi. Kryeprokurori i Qarkut të Prishtinës, Aleksandër Lumezi, ka thënë në momentin kur ministri ka pohuar se ekziston dyshimi se janë duke u përgjuar ai dhe kryeministri Thaçi se policia e Kosovës duhet të nisë hetime në lidhje me këtë çështje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus