Kryesore » 2011»Shtator»8 » Kosovarja keqtrajton rëndë foshnjën sepse ajo "qante shumë"
7:39 AM
Kosovarja keqtrajton rëndë foshnjën sepse ajo "qante shumë"
Para gjyqit kishte thënë se foshnja "qante gjatë gjithë kohës" dhe kjo ishte "arsyeja" për keqtrajtimin e saj.Një nënë e re kosovare, me qëndrim në Austri qe dënuar në muajin shkurt të këtij viti për keqtrajtimin e rëndë të foshnjës së saj, njërës nga dy binaket disamuajshe. Dënimi që i kishte shqiptuar atë kohë ghjykata e landit e Salzburgut të Austrisë ishte 5 muaj me kusht. Por, këtë të hënë asaj iu reduktua ky dënim, në tre muaj me kusht.Përmes hedhjes, shtrëngimit dhe tundjeve të shumta nga e ëma, Lea e vogël kishte pësuar trandje të shumëfishtë të trurit, thyerje të krahëve dhe të këmbëve si dhe një frakturë të brinjve.Me gjithë lëndimet serioze të shkaktuara të bijës, gjykata ia ka zbutur dënimin nënës së re, shkruan "Salzburger Nachrichten". Si arsye për zbutjen ajo ka paraqitur faktin se duke qenë në moshën e re, 24 vjeçare që rriste dy binjake të vogla ka pasur mbingarkesë të cilës nuk ka pasur mundësi t`i përballonte. Kosovarja në gjykimin e parë kishte pranuar se sidomos Lea atëbotë "qante e klithte gjatë gjithë kohës" dhe këtë e kishte paraqitur si "arsye". Ndërkohë, nëna e re, e cila ka edhe një djalë më të madh, i ishte nënshtruar një psikoterapie ndërsa binjaket prej kohësh jetojnë në një familje tjetër. Gjatë procesit të parë të gjykimit, lidhur me arsyet e keqtrajtimit të foshnjës ishin marrë në pyetje edhe prindërit e nënës dhe babai i fëmijëve. Ata kishin mohuar të kishi keqtrajtuar Lean dhe, në mungesë faktesh qenë shpallur të pafajshëm./albinfo/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus