Prej 1 qershorit, qytetarët e Luginës së Preshevës, por edhe të tjerët, për të hyrë në Kosovë do të paguajnë më pak për policat e sigurimeve. Nga 60 euro sa është dashur të paguajnë deri më tani për një qëndrim 15 ditor, tashmë do të paguajnë vetëm 20 euro për një qëndrim 7 ditor në Kosovë. Një vendim i tillë është njoftuar të premten nga Rrahim Pacolli, drejtor i Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, pas një takimi të shkurtër që pati me zëvëndëskryeministrin Hajredin Kuçi. "Tani e tutje, drejtuesit e automjeteve do të kenë mundësi të qëndrojnë 7 ditë në Kosovë dhe të paguajnë 20 euro. Kjo ka qenë lëvizja më e mirë në këto kushte të vështira”, ka deklaruar Pacolli. Ndërsa sipas zëvëndëskryeministrit Kuçi, kjo është bërë me një vullnet të njëanshëm të palës kosovare, ndërsa kujtoi se për shkak të çmimeve të larta deri më tani është zvogëluar qarkullimi.
"Ky është vullneti i njënashmë i qeverisë, por dhe i kompanive të sigurimit për lehtësimin e jetës së shqiptarëve. Pastaj kanë ardhur edhe partitë politike që kanë ndikuar. Tarifa e mëparshme kishte ulur ndjeshëm qarkullimin”, ka deklaruar Kuçi.
Ndryshe, Kuçi është pyetur edhe për deklaratën e presidentit sirian, Bashar al Asad, i cili, pas deklaratave të zyrtarëve rusë, tha se në Kosovë po trajnohen pjestarë të opozitës siriane.
Kuçi ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se Kosova nuk është një oaz ku stërviten sirianët. "Kosova është faktor paqeje. Kriza është prodhuar në Siri dhe atje duhet të zgjidhet”, është shprehur Kuçi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus