Kryesore » 2011»Tetor»10 » Kosova nuk ka asnjë perspektivë për anëtarësim në BE
4:06 PM
Kosova nuk ka asnjë perspektivë për anëtarësim në BE
Komisioni Evropian në raportin e tij vjetor për zgjerim do t’i thotë Turqisë të ndalojë sulmin ndaj gazetarëve hetues dhe të heqë dorë nga eksplorimet e gazit në Qipro.Raporti, i cili do të publikohet më 12 tetor, të cilin e ka parë EUobserver, çështjes së Turqisë i ka dhënë një hapësirë të gjerë duke e kritikuar atë për pengesat që po i bën gazetarisë së pavarur në Ballkanin perëndimor. "Në Turqi, korniza ligjore ende nuk e mbron lirinë e shprehjes. Një numër shumë i lartë i rasteve janë sjellë kundër gazetarëve ndërsa brengë e madhe është edhe paraburgimi i shumë gazetarëve”, thuhet mes tjerash në raportin e KE-së për Turqinë.Ndërkaq, sa i përket zgjerimit të Ballkanit perëndimor, draft-raporti i Komisionit Evropian nuk thotë nëse Brukseli do të rekomandojë nëse Serbia do të merr statusin kandidat të BE-së. Ky vendim, ndërkaq do të merret nga kolegji i komisionerëve në minutën e fundit para se të publikohet raporti ditën e mërkurë, pavarësisht përpjekjeve për t’i bërë presion Beogradit që t’i përmirësojë raportet ditore me Kosovën. EUobserver ka mësuar se komisioni të mërkurën do të rekomandojë që Serbisë t’i jepet statusi si shpërblim për dorëzimin e më të kërkuarve për krime lufte, Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq në Hagë. Por ky shpërblim mund të mos ndodhë pasi Gjermania do ta kundërshtojë atë për arsye se Serbia përkrah grupet paramilitare serbe dhe gangsterët serbë në Veri të Kosovës.Ndërkaq, sa u përket aspirantëve tjerë të Ballkanit për të hyrë në BE, raporti konfirmon se Kroacia "do të jetë” në gjendje të anëtarësohet në BE më 1 korrik, 2013 dhe e paraqet Zagrebin "si një nxitës dhe katalizator (për reformat pro-BE) për pjesën tjetër të rajonit”. Por, megjithatë, shton se zyrtarët e BE-së do të dërgojnë një mision special për të monitoruar luftën kundër korrupsionit që është në nivel të lartë dhe të publikojë raporte gjashtë-mujore në periudhën drejt anëtarësimit.
Mali i Zi dhe Maqedonia dolën të parat në klasë sa i përket progresit në reforma. Por komisioni nuk thotë se kur ato dy shtete kandidate mund t’i nisin bisedimet për anëtarësim. Shqipëria thuhet se ka bërë "progres të limituar” si pasojë e një bllokade politike pas zgjedhjeve të janarit. Bosnja përshkruhet si një shtet "i paralizuar dhe i konfrontimeve” në mes të serbëve dhe myslimanëve me "mungesë të kuptueshmërisë së përbashkët në drejtimin dhe të ardhmen e përgjithshme të vendit”.
Mirëpo, sipas EUobserver, thuhet dy raste të veçanta në raporton janë Islanda dhe Kosova, që qëndrojnë shumë larg njëra-tjetrës.
Kosova, siç raporton EUobserver, e cila nuk ka asnjë perspektivë për anëtarësim në BE derisa të gjitha 27 vendet e bllokut ta njohin atë si shtet, përshkruhet si një rast ekonomik dhe i sigurisë. Raporti thekson se papunësia në Kosovë është më e larta në Evropë dhe se "duhet bërë shumë më shumë për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.
Ndërkaq, në raport shkruan gjithashtu se Brukseli "i merr shumë seriozisht” pretendimet se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka drejtuar një grup të krimit të organizuar 10 vjet më parë dhe ka shitur organet e brendshme të të burgosurve serbë dhe që vazhdon t’i kërcënojë jetët e dëshmitarëve potencialë në përpjekjet e BE-së për ta hetuar rastin sot
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus