Kushtet ekonomiko-sociale, ku mbizotëruese është varfëria deri në mjerim e bëjnë Shqipërinë një popull të palumtur. Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 142 shtete Shqipëria renditet në vendin e 89-të për shkallën e palumturisë, ndërsa vendin e parë në rajon e zë Kroacia si vendi më i lumtur për të jetuar. Ndërsa bashkëkombësit në Kosovë janë më të lumtur se ata në Shqipëri, pasi renditen 20 shkallë më lart se sa Shqipëria për shkallën e lumturisë. Psikologët kanë dhënë shkaqet që kanë çuar Shqipërinë në një shkallë të lartë palumturie, ku kryesorja është shkalla e lartë e varfërisë deri në mjerim që mbizotëron në Shqipëri."Elementët që shkaktojnë këtë gjendje lidhen me kushtet ekonomiko- sociale. E para është varfëria, por edhe elementë të tjerë që lidhen me ndotjen, mungesën e infrastrukturës etj. Pavarësisht këtyre problemeve nuk mund të themi se jemi totalisht një vend i papunë, sepse qytetarët shqiptarë kanë parë edhe ndërtimin e një sërë veprash që ka ndikuar në gjendjen e tyre emocionale”, ka theksuar psikologu Jashar Demiri. Po çfarë i bën qytetarët me stres? Një pjesë e tyre shprehen se i streson koha dhe politika. Disa të tjerë thonë se i streson mungesa e parave në shtëpi, fatura e lartë e energjisë elektrike, ndërsa një tjetër thotë se e streson pensioni i vogël që merr. Me të njëjtën shkallë jolumturie, Shqipëria renditet përkrah Tunizisë, Nikaraguas e Afrikës së Jugut, dhe pas Iranit, Libisë dhe Pakistanit. Dhe pas Shqipërisë vendet e rajonit ku qytetarët buzëqeshin më pak janë maqedonasit dhe serbët, që psikologët e lidhin me situatën e tensionuar në këto vende.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus