Kryesore » 2011 » Maj » 22 » Kosova kundër modelit të dy Gjermanive
2:28 PM
Kosova kundër modelit të dy Gjermanive
Autoritetet e Kosovës kanë mohuar mundësinë që modeli i bashkëpunimit midis dy Gjermania, i përmendur nga presidenti serb, Boris Tadic, të mund të aplikohet edhe në raportet Kosovë-Serbi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Kohën Ditore, e ka quajtur model të luftës së ftohtë, që mund të jetë shembull për përmirësimin e ndonjë raporti në Ballkan.
Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka thënë se modeli në thelën nënkupton që një ditë Kosova dhe Serbia do të mund të bashkoheshin.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se, që modeli të implementohet, nuk është e thënë të ketë bekimin e dyja palëve.

Por, ideatori i këtij modeli, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, edhe tash mendon se këtë duhet aplikuar të dyja vendet. Pas fillimit të dialogut teknik Kosovë-Serbi, ai ka ftuar Gjermaninë që të dalë me nisma të reja për Kosovën. Diplomati Ischinger, që ishte përfaqësues i BE-së në Trojkën ndërkombëtare në bisedimet shtesë, ka thënë se ideja mirëpritet jo vetëm në rajon, BE dhe SHBA, por, ndoshta, ka gjasa që të pranohet, madje, edhe nga Rusia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus