Kryesore » 2012 » Qershor » 16 » Kosova i ka borxh shqiptarëve në Mal të Zi
11:55 PM
Kosova i ka borxh shqiptarëve në Mal të Zi
Krerët më të lartë të Lëvizjes "Vetëvendosje!" kanë zhvilluar një takim me subjektet politike shqiptare në Malin e Zi. Në këtë takim ka folur zyrtari i lartë dhe deputeti i kësaj lëvizje, Florin Krasniqi. Krasniqi gjatë diskutimit të tij ka shprehur hapur obligueshmërin e Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë në realizimin e të drejtave të shqiptareve në Mal të Zi. Ai paraqiti një të dhënë shumë interesante sa i përket ndihmës që diaspora shqiptare nga Mali i Zi në SHBA ka dhënë për ndihmë luftës së UÇK-së."Më shumë mjete financare për UÇK-në në SHBA kanë dhënë shqiptaret e Malit të Zi, se sa shqiptaret e Kosovës", deklaroi Krasniqi.Ish-aktivisti i mirënjohur i diasporës shqiptaro - amerikane, Florin Krasniqi ka nxitur edhe vëmendjen e mediave malazeze, të cilat kanë ndjekur këtë ngjarje dhe qëndrimet e shprehura. 

Shtypi malazez, posaçarisht e përditshmja Vijesti, e ka ndjekur dhe pasqyruar takimin e politikanëve shqiptarë nga Mali i Zi me udhëheqësit më të lartë të Lëvizjes Vetevendosje nga Kosova. Mediat malazeze kanë akuzuar deputetin Krasniqi, duke e ndërlidhur ate me luftën e vitit 1999 dhe duke e fyer si kontrabandist armësh.

Por, ndaj këtyre reagimeve ka reaguar deputeti i partisë Forca Shqiptare në Podgoricë, Genci Nimabegu, i cili ka nënvizuar se Florin Krasniqi është deputet i i Kuvendit të Kosovës si dhe bëhet fjalë për një bashkëbisedues të respektuar.

Poashtu Nimanbegu shtoi se lideret e Vetevendosjes, Kurti dhe Krasniqi, në takimin në fjalë janë munduar që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për dialog në mes të kolegëve të tyre në Mal të Zi. Ai sqaroi se shqiptaret kanë të drejtë që të komunikojnë me të gjithe politikanët legjitim në rajon duke shtua edhe faktin se Lëvizja Vetevendosje nuk ka politikë negative karshi Malit të Zi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus