Kosova është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të azilkërkuesve, pas Afganistanit dhe Kinës dhe para Irakut dhe Iranit. Kështu bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat iu referohen shifrave të dhëna nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Kështu, në 44 vende të industrializuara të botës, nga pesë vendet e sipërpërmendura janë bërë 55 mijë kërkesa për azil. Vendet e preferuara, sipas burimeve, janë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Suedia dhe Britania e Madhe. Sipas të dhënave, vetëm në pjesën e parë të vitit 2011 ka pasur 10.300 kërkesa të bëra vetëm nga Kosova dhe Serbia. Duke qenë se nuk është anëtarësuar në OKB, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe kërkesat për azil vijnë nga Serbia, por shumica e tyre bëhen nga persona me kombësi shqiptare.
Në Francë për shembull, në gjashtë muajt e parë të vitit, numri më i madh i kërkesave për azil ka qenë nga Kosova, përkatësisht rreth 2.300 raste.
Po ashtu, kosovarët përbëjnë një të katërtën e totalit të azilkërkuesve në Gjermani dhe një të tretën në Suedi.
Konkretisht, kosovarët përbëjnë 87% të kërkesave në Francë, 57% në Belgjikë, 37% në Suedi dhe 28% në Gjermani.
Të dhënat publikohen në një moment kur Komisioni Evropian ka rekomanduar nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Komisioni ka shprehur gatishmërinë e tij për të mos e izoluar shtetin më të ri të kontinentit të vjetër, por parashikimet sugjerojnë se heqja e vizave nuk mund të ndodh pa kaluar të paktën dy vjet.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus