Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Kosova, 50 mijë euro për Sirinë
12:45 PM
Kosova, 50 mijë euro për Sirinë
Myslimanët e Kosovës kanë mbledhur mbi 50 mijë euro për të ndihmuar refugjatët sirianë. Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se aksioni do të përfundojë javën që vjen, e më pas paratë e mbledhura do t’u dërgohen refugjatëve në Turqi. Në mesin e të refugjatëve, sipas BIK, ka edhe shqiptarë që jetojnë e punojnë në Siri, shkruan "Express".Rreth 51 mijë eurot janë mbledhur nga xhemati mysliman, e që u dedikohen refugjatëve nga Siria që për ti shpëtuar konfliktit të armatosur në vend kanë ikur nga shtëpitë dhe janë strehuar në shtetin turk. Përgjegjësi për çështje financiare për Kryesinë e Bashkësisë Islame, Kasim Gërguri, konfirmoi për gazeta "Express", se deri të premten që shkoi, në llogarinë e hapur enkas për këto ndihma janë mbledhur mbi 51 mijë euro.

Gërguri tha se aksioni për mbledhjen e ndihmave do të vazhdojë edhe për pak ditë.

"Shumën e saktë do ta bëjmë publike brenda javës së ardhshme, por nga informatat që unë i kam, mund të them se ndihmat e kanë kaluar vlerën mbi pesëdhjetë mijë euro", tha Gërguri për Express.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus