Kryesore » 2012»Shkurt»3 » Korporata energjetike shpall gjendje të jashtëzakonshme
9:17 AM
Korporata energjetike shpall gjendje të jashtëzakonshme
KEK-u njofton se është duke bëre të pamundurën që të ketë furnizim sa më të mirë me energji elektrike. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie moti i ftohtë që nuk mbahet mend gjatë 3 dekadave të fundit ka vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike në blloqe, sikurse kërkesa është në maksimumin e sajë. Zëdhënësi i KEK-ut Viktorë Buzhala ka njoftuar nëpërmjet një komunikatë se në sistem janë pesë blloqe, por disa stabilimente kanë vështirësi të funksionimit si pasojë e acarit. Në anën tjetër, opsioni importit është i kufizuar pasi ka pengesa nga Serbia, gjegjësisht kompania EMS, në linjat e transmisionit që nuk janë përgjegjësi e KEK-ut. Përpos pengesave nga Serbia, ka mungesa të theksuara të energjisë elektrike edhe në rajon që është duke u ballafaquar me situatë të ngjashme atmosferike dhe atë të furnizimit me energji. Pavarësisht kësaj, KEK ka arritur të sigurojë import shtesë, por është e pamundur të mbulohet e tërë kërkesa që ka arritur në 1300 megavatë/orë�, theksohet në njoftim. Në një situatë të tillë KEK-u ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe të gjithë punëtorët e korporatës në të gjitha divizionet janë në gatishmëri gjatë 24 orëve dhe po japin maksimumin e tyre aty ku është e nevojshme që gjendja të jetë sa më stabile, ka treguar Buzhala. Sipas tij, është duke u intervenuar në çdo problem që po paraqitet në kohën më të shkurtër të mundshme, por kushtet atmosferike dhe rrethanat tjera të përmendura më lartë po e vështirësojnë gjendjen e furnizimit, tha ai.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus