Kryesore » 2012 » Maj » 14 » Kontrabanda në veri ka gjetur rrugë të papenguara
1:18 PM
Kontrabanda në veri ka gjetur rrugë të papenguara
Mbi dhjetë rrugë në veri të Kosovës po shfrytëzohen për kontrabandën e mallrave nga Serbia. Ato shfrytëzohen për futjen e naftës, cigareve, e mallrave të tjera ushqimore. Marrja nën kontroll e portave kufitare 1 dhe 31 në Bërnjak dhe Jarinjë, më 27 korrik të vitit të kaluar, nga ana e autoriteteve ndërkombëtare nuk e ka ndalur kontrabandën. "Koha Ditore” ka siguruar skica dhe raporteve të dhjetëra rrugëve të hartuara nga autoritetet e rendit. Rajoni i Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit shfrytëzohet për kontrabandë dhe krim të organizuar. Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i dinë për to, por nuk është bërë asnjë hap serioz për bllokimin e këtyre rrugëve "alternative”. Bile njëra prej tyre kalon rrënjë kampit "Nothing Hill” në afërsi të Zveçanit."Strukturat paralele serbe, në bashkëpunim me grupet kriminale të ndryshme, posaçërisht me grupet e organizuara të kontrabandistëve, kanë organizuar shfrytëzimin e rrugëve alternative për qarkullim Serbi – Kosovë dhe anasjelltas”, ka konstatuar Policia e Kosovës në një raport të ditëve të fundit që u është dorëzuar institucioneve të Kosovës. "Këto struktura kanë organizuar edhe zgjerimin dhe përforcimin e rrugëve të dyta alternative, të cilat, po ashtu, lidhin Kosovën dhe Serbinë, përmes të cilave tani ka filluar qarkullimi i automjeteve, të cilat nuk lejohen të hyjnë përmes pikave kufitare, si dhe i mjeteve te ndryshme transportuese, të cilat bartin mallra të ndryshme si ushqimore ashtu edhe komerciale”.

Doganat dhe Policia e Kosovës e kanë pranuar se po zhvillohet kjo kontrabandë. Sipas Doganës, prej korrikut të vjetëm kontrabanda nëpërmjet pikave kufitare është zero, por jo nëpër vendkalime të tjera. Zëdhënësi Adriak Stavileci thotë se Dogana ka shtrirë autoritetin e vetë mbi dy pikat kufitare në veriun e Kosovës. Që nga ajo kohë, sipas tij, kontrabanda përmes dy vendkalimeve kufitare ka rënë në zero, por nuk mund të thuhet se kjo vlen edhe për disa rruge ilegale.

"Kemi informacione se sasi të konsideruara të mallrave futen përmes këtyre rrugëve ilegale, por pasi nuk kemi qasje në to, kemi vështirësi të vlerësojmë vlerën dhe sasinë e mallit të futur ilegalisht”, ka thënë Stavileci. Kontrabandën e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës



Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus