Kryesore » 2012 » Korrik » 23 » Konkursi që s’mbaron
2:39 PM
Konkursi që s’mbaron
Janë rreth 700 persona që tash një vit presin të marrin vesh nëse kanë ndonjë mundësi të bëhen pjesë e stafit diplomatik, që Kosova e ka nëpër botë. Në Ministrinë e Jashtme, jozyrtarisht thonë se pak a shumë fajet i ka ish- zëvendësministri Ibrahim Gashi, përgjegjësi i këtij procesi, pasi ai ishte në mes të dëshirës për të vazhduar punë në ministri apo të kandidojë për pozitën e rektorit. Para pak javësh është marrë vesh që Gashi ka zgjedhur këtë të dytën. Gjatë bisedës me "Zërin”, zëvendësministri Gashi, megjithatë, e ka hedhur poshtë se për shkakun e tij ka pasur vonesa në konkursin që ka të bëjë me stafin diplomatik, më saktë për pozitat nën ambasadorin dhe nën konsullin e përgjithshëm. 
"Unë kam qenë vetëm krejt në fillim përgjegjës për këtë konkurs, mirëpo shumë shpejt të gjitha përgjegjësitë i kanë kaluar sekretarit përmanent, Nagip Skenderit. Ju lutem bisedoni me të se ai mund t’iu tregojë si qëndron puna me këtë konkurs”, i ka thënë "Zërit” përmes telefonit ish-zëvendësministri Gashi. Në MPJ thonë arsyetohen se vonesat janë bërë pasi "donim të evitonim gabimet e së kaluarës”.

Më 22 korrik, të dielën, janë bërë saktë një vit që prej se kosovarëve iu është ofruar mundësia për të konkurruar për pozita të ndryshme në misionet diplomatike e konsullore të Kosovës nëpër botë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus