Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë kundër kryetarit të Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku. Ai do të vuajë tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit. Si pasojë edhe kjo komunë pritet që brenda 45 ditësh të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zharku nuk ka thënë nëse do të paraqesë dorëheqjen, porse dënimin e tij e ka quajtur të motivuar politikisht, transmeton Koha.net.Supremja ka vërtetuar aktgjykimin edhe kundër Besnik Hasanit dhe Nysret Cenës, të dënuar me nga një vit burgim.Zharku dhe Arsim Kloshi janë dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, për çka do të paguajnë gjobë 1500 eurosh.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus