Kryesore » 2011»Maj»26 » Komuna ndihmon familjet e prekura nga vërshimet
3:16 PM
Komuna ndihmon familjet e prekura nga vërshimet
Komuna e Prishtinës ka vendosur të ndajë 70 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet e para katër ditëve. Këto para thuhet se janë vetëm si ndihmë emergjente për familjet e dëmtuara, ku shumica prej tyre do të marrë nga 500 euro, ndërsa u tha se do të kërkohet edhe ndihma e Qeverisë për t’iu dalë në ndihmë këtyre familjeve. Këtë vendim kuvendi komunal i Prishtinës e ka marrë unanimisht me kërkesë të kryetarit Isa Mustafa.
Sipas Mustafës, familjet që nuk kanë pas dëme të mëdha do të marrin me pak para.
Ai deklaroi se do të kërkoi nga pushteti qendror ta ndihmojë komunën me para, në mënyrë që rreth 140 familje që llogariten se janë dëmtuar nga vërshimet, tu dilet në ndihmë në riparimin e dëmeve tjera, meqë buxheti i ndarë për to tash është vetëm fazë e parë emergjente
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus