Dy projektet më të mëdha të Isa Mustafës janë nën hetime. Ndërtimi i shesheve "Zahir Pajaziti” dhe "Ibrahim Rugova” është duke u hetuar nga EULEX-i. Sipas burimeve të portalit Indeksonline, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë nuk ka pranuar që të merret me këtë rast pasi me këtë është duke u marrë EULEX-i."Ne nuk e kemi lëndën njëherë. Nuk mund të flas për këtë rast”, ka thënë kryeprokurori i Qarkut të Prishtinës, Aleksandër Lumezi.Në sheshet për të cilat ishte raportuar se fituese në konsorcium është kompania "All Zone”, e cilësuar si mashtruese pasi më parë kishte faturuar një kamion 30 herë më shtrenjtë. Mirëpo, misioni për sundimin e ligjit në Kosovë as e ka mohuar as pohuar fillimin e hetimeve për këtë rast. "EULEX-i nuk mund të konfirmojë apo mohojë nëse është duke u hetuar ky rast”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Një kubëz për ndërtimin e këtyre shesheve, sipas Komunës kushton 200 euro.Një tjetër çështje që ishte raportuar lidhur me sheshet është edhe për sipërfaqen e tyre.Lëvizja Vetëvendosje e Prishtinës kishte bërë publike në shtator deklarata të ndryshme të Komunës për sipërfaqet e shesheve.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus