Kryesore » 2011 » Dhjetor » 15 » Komercializohen minaret e xhamive
6:25 PM
Komercializohen minaret e xhamive
Minaret e xhamive, në të cilat hipej dikur për të thirrur ezanin, tani janë kthyer në objekte biznesi dhe po shërbejnë për përfitime materiale. Lartësia e tyre ideale mbi objekte përreth ka bërë që ato të mund të shfrytëzohen për përçuesit e valëve të telefonisë, shkruan sot �Koha Ditore�. Kompanitë e telefonive mobile që operojnë në Kosovë kanë vendosur antenat për telefoni celulare në minaret e disa xhamive, që është një veprim jo i rëndomtë afarist i kontraktuar me përfaqësuesit e bashkësisë lokale islame. 
Kjo për zyrtarë e Bashkësisë Islame nuk është asgjë e pazakontë. Ahmet Sadriu, nga Bashkësia Islame e Kosovës, thotë se antenat e vendosura në minaret e xhamive janë në marrëveshje me këshillat lokalë të BIK-ut.
Antenat nuk pengojnë asgjë nëse vendosen në minare, thotë Sadriu. Për antenat e vendosura në minare, zyrtarët e operatorëve të telefonisë mobile thonë se kanë leje. Për antenën e vendosur në këtë lokacion telefonia mobile IPKO posedon leje nga qendra e Bashkësisë Islame, dhe çdo instalim në këtë pikë është bërë në pajtim me këtë institucion, thotë Alban Kastrati nga kompania IPKO. 
Sipas trendëve të pagesës, për vendosjen e antenave qiraja mujore sillet prej 300 deri në 500 euro. Banorët përreth xhamive kanë qenë shumë të befasuar kur e kanë parë antenën në minaren e xhamisë në lagjen �Dodona� në Prishtinë.

Nuk kemi parë diku tjetër të shfrytëzohen minaret për vendosjen e antenave apo gjërave të tjera prej të cilave përfitohet, thotë Arben Krasniqi. 

Xhamitë përpos qirasë do të kenë përfitime edhe nga shfrytëzimi i gjeneratorit të rrymës, i cili po ashtu është pjesë e infrastrukturës së siguruar nga operatori i telefonisë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus