Nesër nga ora 10:00- 18:00 nuk do të kenë ujë banorët e Kodrës së Diellit në kryeqytet, bëhet e ditur nga Ndërmarrja publike e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina”. Sipas drejtorit të Mirëmbajtjes së Rrjetit, Ilir Abdullahu, kjo masë është e domosdoshme pasi në Fabrikën e Ujit duhet të kryhen disa riparime të domosdoshme në këtë stinë të vitit që të mënjanohen pasojat e verës së thatë. Sipas Abdullahut, Ujësjellësi për "kompensim” do të furnizojë këtë pjesë të Prishtinës pandërprere deri në orën 10:00 të ditës së nesërme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus