Kryesore » 2012»Prill»12 » Klinton pret Thaçin: Krenar që i dhashë fund luftës në Kosovë
8:44 PM
Klinton pret Thaçin: Krenar që i dhashë fund luftës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Me këtë rast, Presidenti Clinton përgëzoi kryeministrin Thaçi për të gjitha arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës, shpallja e pavarësisë dhe tani në periudhën e shtetndërtimit, njofton sot zyra e shtypit e qeverisë kosovare. Kryeministri Thaçi, në emër të qytetarëve dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, falënderoi Presidentin Clinton për rolin e tij vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Në këtë kontekst, kryeministri Thaçi theksoi se historia moderne do ta mbajë mend Presidentin Clinton, së paku për tri gjëra: së pari për udhëheqjen efikase të SHBA-ve dhe rritjen ekonomike të lartë gjatë presidencës së tij; së dyti për rolin e tij vendimtar për ndaljen e spastrimit etnik dhe gjenocidit në rastin e Bosnjës dhe Kosovës; dhe së treti për aftësitë e tij të rralla të komunikimit dhe të përcjelljes së mesazheve të duhura jo vetëm për qytetarët amerikanë, por edhe më gjerë.Kryeministri Thaçi e informoi Presidentin Clinton për të gjitha arritjet e deritanishme dhe sfidat përpara, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e integrimit të komunitetit serb, që jeton në veri të Kosovës, në institucionet legjitime të Republikës së Kosovës.
Presidenti Clinton, në takimin me Kryeministrin Thaçi, tha se ndjehet krenar që në momentin e duhur ka marrë vendimet e duhura për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë dhe në Kosovë.
Presidenti Clinton theksoi se do të vazhdojë të mbajë fokusin e tij në zhvillimet në Kosovë dhe se do të japë ndihmën e tij në adresimin e sfidave që e presin Kosovën, duke theksuar nevojën që Kosova të konsolidojë shtetësinë e saj dhe përqëndrohet në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus