Kryesore » 2012 » Janar » 22 » Klinton dhe Tadiç, bisedojnë në telefon
9:31 PM
Klinton dhe Tadiç, bisedojnë në telefon
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka biseduar përmes telefonit me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, raportojnë mediat serbe.
Sipas këtyre të fundit, Klinton i ka kërkuar Serbisë të vazhdojë përpjekjet e saj drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Shefja e diplomacisë amerikane ka shtuar se SHBA është e gatshme t�iu ndihmojë të dyja palëve. Sipas burimeve të njëjta, biseda ka ndodhur në prag të vendimit të Brukselit për ti dhënë ose jo statusin e kandidatit evropian Serbisë. 
Bisedimet për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialog si dhe çështja e përfaqësimit rajonal të Prishtinës janë kushte për Serbinë që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus